Apple u akuzua ditën e Premte nga Bashkimi Evropian për shkelje të rregullave të konkurrencës me dyqanin e aplikacioneve App Store.

Komisionerja për Konkurrencën Margaret Vestager në një cicërimë në rrjetin social Twitter thoshte se konsumatorët po humbasin.

Akuzat vinë pas dy vitesh hetime nisur nga një padi e Spotify që thoshte se Apple po pengon inovacionin.

Apple rrezikon një gjobë të madhe dhe mund të detyrohet të ndryshojë politikat e saj për të bindur autoritetet.

“Praktikat e Apple dëmtojnë konkurrencën sidomos në music streaming duke rritur kostot e zhvilluesve të aplikacioneve konkurrente. Kjo bën që konsumatorët e këtyre shërbimeve rivale të detyrohen të paguajnë më tepër në pajisjet iOS,” shkruhej në deklaratën e KE.

Në përgjigje Apple tha se nuk kishte marrë asnjë komisionin për 99% të abonentëve të Spotify.

Vestager tha se përfundimet paraprake tregojnë se Apple është në shkelje të ligjit Evropian për konkurrencën.

Autoritetet Evropiane dhe Amerikane prej kohësh po hetojnë Apple për dy probleme: pamundësia për të përdorur sisteme pagesash të jashtme në App Store dhe aplikimi i komisionit 30% për blerjet brenda aplikacioneve.

Përveç Spotify, krijuesi i lojës Fortnite Epic Games gjithashtu ka dërguar një padi të ngjashme tek Apple për komisionin 30%. Kjo bëri që Apple të dëbonte Epic nga App Store. /PCWorld Albanian