Apple tërheq nga tregu disa modele të vjetra MacBook Pro

Apple lajmëroi ditën e Enjte një tërheqje nga tregu për një “numër të kufizuar” modelesh 15-inç MacBook Pro. sipas kompanisë laptopët përmbajnë bateri të cilat mund të mbi nxehen dhe përbëjnë rrezik sigurie.

Marketing

Tërheqja prek vetëm modelet 15-inç MacBook Pro shitur përgjatë periudhës Shtator 2015 dhe Shkurt 2017 dhe mund të identifikohen nga numri i tyre serial i produktit.

Apple kërkon konsumatorëve me laptopët problematik të ndalojnë përdorimin e tyre dhe të vizitojnë uebsajtin e kompanisë për të zëvendësuar falas bateritë.

Në rast se laptopi ka nevojë për zëvendësim bateri, konsumatorët duhet ti dërgojnë laptopët pranë një dyqani Apple ose tek një shitës i autorizuar i tyre.

Nëse kjo nuk është e mundur atëherë laptopi duhet të dërgohet përmes postës. Apple thotë se shërbimi mund të marrë një deri në dy javë për zëvendësimin e baterisë dhe gjatë kësaj periudhe përdoruesit do të ngelin pa një laptop.

Marketing