Arabia Saudite hap dyert për mbi 40 shtete, në listë nuk është Maqedonia e Veriut!?

Arabia Saudite nga e premtja ka njoftuar se do t’i hap dyert për turistët ndërkombëtarë. Ky vendim që shihet edhe si historik për vendin, vjen pas reformave të vazhdueshme drejt ndryshimit të ekonomisë.

Marketing

Por kjo nuk vlen për të gjithë. Në fakt, viza turistike për në Arabinë Saudite mund të marrin vetëm qytetarët e 49 shteteve të botës. E 40 shtete janë tashmë nga Evropa.

Por, për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, nuk ka viza turistike.

Ende nuk dihet se cilat janë kriteret që një shtet të kualifikohet si vend, qytetarët e të cilit mund të aplikojnë për viza turistike.

Në listën e publikuar nga uebfaqja e Ministrisë së Jashtme të Arabisë Saudite, ka edhe vende ballkanike të cilat janë të kualifikuara.

Qytetarët e Malit të Zi, Greqisë, Kroacisë, Bullgarisë e Rumanisë mund të aplikojnë për viza turistike.

Arabia Saudite synon që turizmi t’i rritet nga 3% në 10% të prodhimit të brendshëm bruto deri në vitin 2030.