Arabia Saudite i jep fund dënimit me vdekje për fëmijët

Mbreti Salman i Arabisë Saudite i dha fund dënimit me vdekje për të miturit.

Marketing

Sipas një deklarate nga një zyrtar i lartë, vendimi vjen gjithashtu me zëvendësimin e rrahjes me kamzhik me burg, gjobë ose shërbim komunitar.

Trashëgimtari dhe djali i mbretit Salman, Princi i Kurorës Mohamed bin Salman, shihet si personi që qëndron pas heqjes së kufizimeve dhe drejtimit të mbretërisë larg interpretimeve konservative të ligjit islamik, njohur si Vehabizëm. P

Përballë disa kundërshtimeve të brendshme, princi i kurorës ka kërkuar të modernizojë vendin, të tërheqë investitorë të huaj dhe të rindërtojë reputacionin e Arabisë Saudite globalisht. Ai gjithashtu ka mbikëqyrur levizjet e liberalëve, aktivistëve për të drejtat e grave, shkrimtarët, klerikët e moderuar dhe reformatorët.

Grupet e të drejtave si Amnesty International dhe Human Rights Watch, prej kohësh i kanë bërë thirrje mbretërisë që të heqë përdorimin e dënimit me vdekje, veçanërisht për krimet e kryera nga të miturit.

Presidenti i Komisionit për të Drejtat e Njeriut të qeverisë Saudite, konfirmoi vendimin e fundit në një deklaratë të dielën, duke thënë se kjo ndihmon mbretërinë të vendosë ‘një kod penal më modern dhe tregon angazhimin e mbretërisë për të ndjekur reformat kryesore’.

Ai tha se ‘do të vijnë më shumë reforma’ dhe se të dy vendimet ‘pasqyrojnë se si Arabia Saudite po përparon në realizimin e reformave të të drejtave të njeriut, madje edhe në mesin e vështirësive të vendosura nga pandemia e Covid-19’.

Gjykata Supreme e Arabisë Saudite kohët e fundit nxori një direktivë për t’i dhënë fund goditjeve me kamzhik, si një formë ndëshkimi, në prill. Spektakli publik i goditjes së një të burgosuri me pranga për krime shpesh jo të dhunshme ishte krahasuar me llojet e dënimeve të kryera nga grupe ekstremiste si Shteti Islamik.

Autoritetet Saudite kishin argumentuar se ishte një formë e frenimit të kriminelëve të mundshëm kurse grupet e të drejtave kritikuan praktikën si çnjerëzore.

Marketing