Arabia Saudite pritet t’i ketë 200 mijë raste me COVID-19 brenda disa javësh

Arabia Saudite po pret deri në 200,000 raste me koronavirus brenda disa javësh, bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë së vendit.

Marketing

Mbretëria Saudite aktualisht ka 2.795 raste, duke e bërë vendin e dytë me numrin më të lartë të rasteve në Lindjen e Mesme, pas Iranit, shkruan Daily Mail.

“Brenda disa javëve të ardhshme, studimet parashikojnë se numri i infeksioneve do të shkojë nga minimumi 10,000, maksimumi 200,000”, tha ministri Tawfiq al-Rabiah, sipas medieve shtetërore.

Rabiah, i cili paralajmëroi mbretërinë se do përballet me një “moment kritik” në luftën kundër virusit, tha që projektimi ishte i bazuar në katër studime nga ekspertë sauditë dhe ndërkombëtarë.

Shtetet e Bashkuara janë i vetmi vend në botë me më shumë se 200 mijë infeksione të konfirmuara aktualisht. Spanja dhe Italia kanë mbi 100 mijë.

Marketing