Arben Malaj shpërthen ndaj qeverisë

Ish-ministri socialist, Arben Malaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ka shpërthyer në akuza ndaj PS pasi u shkarkua nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Marketing

Malaj ndalet te dekriminalizimi i politikës, ndërsa akuzon qeverinë se kriminalizoi Kuvendin dhe Bashkitë për pushtet absolut.

“Një institucion shtet-formues, që fatkeqësisht njollën më të zezë në historinë e tij të tranzicionit ka vet-kriminalizimin. Një grusht “Rilindës” të paditur, të pa ngopur dhe arrogantë, e përdoren me vetë-dije kriminalizimin e Kuvendit dhe të shumë bashkive për pushtet personal absolut, duke rrënuar kredibilitetin institucional dhe publik të politikës në tërësi dhe të Kuvendit në veçanti për pushtet dhe pasurim kriminal në kurriz të shqiptarëve”, shkruan Malaj në postimin e tij.

Marketing