Arben Taravari: Ende s’ka vendim për koalicionin, kryesia e ASH do të vendos

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari theksoi për INA se ende nuk ka vendim përfundimtar për koalicionim. Sipas tij, vendimi final do të merret nga organet partiake.

Marketing

“ASH-ja vendimin përfundimtar për koalicionim për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2020, do ta sjell në organet partiake në ditët në vijim”, theksoi për INA, sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari. Ai këto komente i bëri pas zërave të fundit se tashmë është çështje gati e kryer koalicioni me Alternativën.

Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Skender Rexhepi theksoi për emisionin “Rruga drejt” në Alsat se “Shumë shpejtë, po them jo më shumë se ekskluzive por brenda 2-3 ditësh do të dihet gjithçka. Konsiderojmë që gati është kryer dhe jemi në rrugë shumë të mbarë. Momentin që vijmë aty, fillimisht do të kalohet në organet partiake dhe do të dilet në publik.

Gati se është kryer, por kush me kë? Unë në çdo deklaratë dhe paraqitje televizive ka qenë për koalicionin mes Alternativës dhe Aleancës”-tha Skender Rexhepi, sekretar i përgjithshëm i Alternativës. ASH propozoi koalicionimin trepalësh me BESA dhe Alternativa, por kjo e fundit ka refuzuar një koalicionim të tillë.