Arbër Ademi: BDI është ilaç për të gjitha partitë në vend (VIDEO)

Bashkimi Demokratik për Integrim po dëshmon vazhdimisht se është partia më vizionare dhe me më së shumti besueshmëri në bllokun shqiptarë, e kjo vjen si rezultat i realizimit të premtimeve ndaj qytetarëve në përgjithësi!

Marketing

Këto ditë po zhvillohet debati për votimin e Qeverisë së re LSDM-BDI!

Deputetët e opozitës shqiptare, përpos që nuk e mbështetën idenë për Kryeministrin shqiptarë si para ashtu edhe pas zgjedhjeve, duke shpresuar që Zaev do t’i marrë në Qeveri, ata edhe tani në Kuvend vazhdojn paturpësisht të ironizojnë lidhur me këtë ide për Kryeministrin shqiptarë se gjëja nuk është realizuar e që në fakt brenda këtij mandati RMV do ta udhëheqë edhe një Kryeministër shqiptarë!

Por, deputeti Arbër Ademi iu është përgjigjur më së mirë opozitës gjatë debatit në Kuvend:

“E kuptoj këtë qasje, por është e gabuar. Qasjen të cilën ju si parti politike dhe asnjëherë personalisht, po si parti politike e keni protezhuar pas konstatimit të humbjes në teren, dhe këtë e bëni për dy arsye, së pari: t’i shmangeni përgjegjësisë politike nga krerët e partive politike që jeni në koalicion para strukturave dhe anëtarësisë se vet, publikisht keni deklaruar se po ti humbim zgjedhjet ne do të deponojm dorëheqje. Ti shmangeni nën 1 përgjegjësisë dhe nën 2 duke kontestuar rezultatin zgjedhor ju keni dashur që ti legjitimoni veprimet e juaja që si humbës të bëheni pjesë e qeverisë duke u endur korridoreve tek partitë politike maqedonase”, tha Arbër Ademi nga BDI.

blob:https://www.facebook.com/42cfe432-4f29-4b23-8e6e-7b539fa9ae7c

Ndryshe, krahas Kryeministrit, BDI ka arritur marrëveshje historike sa i përket udhëheqjes së resoreve.

BDI po shkruan historinë, duke arritur që me diplomacinë e shtetit do të udhëheqë një shqiptarë ashtu siç do të drejtojë edhe ministrinë e Financave krahas shumë ministrive që ka udhëhequr edhe më parë!

Andaj, gjitha këto kanë bërë që opozita shqiptare ta humb toruan e të paraqitet pa ide e pa koncept si para zgjedhjeve ashtu edhe në Kuvend tani pas zgjedhjeve, me akuza të pabaza, e të palogjikshme!

Kështu që, BDI vazhdon të jet ilaç për çdo parti politike opozitare duke përfshi edhe ato shqiptare dhe maqedone!

Marketing