Arbër Ademi: Kishte pengesa dhe rezistencë edhe këtë herë për ndryshimin e emrave, por ia dolëm!

Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe njëherit ministër i Arsimit dhe Shkencës në emisionin e sotëm “Click Plus” në TV21 potencoi se për ndryshimin e emrave të shkollave në Komunën e Çairit edhe këtë herë kanë pasur pengesa dhe rezistencë, por në fund ia kanë dalë.

Marketing

“Që në muajin e parë që jam në krye të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës kemi shikuar të gjithë aspektet procedurale për emërtimin e këtyre dy shkollave. Kemi kontaktuar edhe Regjistrin Qendror, por fatkeqësisht nga atje na është thënë për këtë çështje do të duhet të arrihet kompromis politik dhe e pamë se përsëri po sillemi në vend, prandaj me kryetarin e Çairit Visar Ganiu thamë ta përsërisim procedurën edhe një herë në Këshillin komuna dhe u votua nga ana e Këshillit”, tha Ademi.

Arbër Ademi në #ClickPlus:Kishte pengesa dhe rezistencë edhe këtë herë për ndryshimin e emrave, por ia dolëm!

Publiée par TV21 sur Mercredi 4 mars 2020