Arbër Ademi: Likova, tashmë i ngjan një ambienti urban

Deputeti i zonës nga radhët e BDI-së, Arbër Ademi ka vizituar sot komunën e Likovës.

Marketing

Ka mbikëqyrur punimet për rrugën, ndërkaq ka vlerësuar, se Likova tashmë i ngjan një ambienti urban.

“Sot, bashkë me kryetarin e komunës së Likovës, mikun tim Erkan Arifin, kolegun Berat Ajdari, kryetarin e degës, Mirsad Ibraimi dhe bashkëfshatarë të tjerë vizituam fshatin Opajë, ku nga afër kemi parë punimet gjatë bekatonizimit të disa rrugëve. Përfshirë këtu edhe shumë projekte të tjera të realizuara në fshatrat Likovës, tashmë kjo komunë i ngjanë një ambienti urban. Bashkë na presin edhe shumë punë të tjera për t’i bërë”, shkroi Ademi në “Facebook”.