Arbër Ademi: Mësimi nga distanca nuk do të jetë si ai tradicional

I pyetur se si do të realizohet mësimi në distancë për fëmijët që janë në mosha më të vogla, ministri i arsimit pranoi se arsimi nga distanca është funksional, por sidoqoftë ka sfida.

Marketing

Sipas tij, në arsimin fillor disa nga sfidat janë që jo të gjithë fëmijët kanë pajisje IT dhe jo të gjithë dinë të përdorin një të tillë, disa prej tyre ndoshta nuk mund të përqendrohen mjaftueshëm gjatë mësimi.

Andaj, ministri Ademi thotë se metodologjia që zbatohet gjatë mësimit në distancë nuk është e njëjtë me atë të mësimit tradicional. Madje thekson se mësimdhënësit janë në komunikim të vazhdueshëm me prindërit që ta bëjnë këtë mënyrë të re të zbatimit të orës mësimore sa më funksionale.

Marketing