Arbër Ademi: Ne e mbajmë fjalën!

NE E MBAJMË FJALËN!

Në shtatorin e vitit 2018, kur kishim rritje të pagave për 👉 5%, gjithashtu në shtatorin e këtij viti kur përsëri kishim rritje për 👉 5%, pata thënë se trendi i rritjes së pagave në arsim nuk do të ndaloj aty!

Dhe, sot jemi në nëntor 2019 -të, ju njoftoj se nga janari i vitit 2020-të punonjësit në arsim do të kenë rritje të pagave edhe për 👉 10% , që kumulativisht përbën një rritje mbi 👉 21%.

Ndihem krenar kur prezentoj rritjen historike të pagave të bërë ndonjëherë brenda një mandati, me shpresë që ky trend mos të ndalojë me kaq dhe si Qeveri me përkushtim dhe në mënyrë konstruktive 🤝 bashkërisht do të punojmë në ngritjen e cilësisë në arsim- shkruan Ademi ne fejsbuk.

evn