Ministri i Arsimit dhe Shkencës, dr.Arbër Ademi, sot në Kumanovë ka vazhduar debatin lidhur me draft-Ligjin e arsimit fillor dhe draft-Ligjin e mësimdhënësve dhe punëtorëve profesional në shkollat fillore dhe të mesme.

Ministri Ademi para të pranishmëve, punonjësve të arsimit, përfaqësuesve komunal nga Kumanova, Likova dhe rajoni ka prezantuar në tërësi draft-Ligjin e arsimit fillor dhe draft-Ligjin e mësimdhënësve dhe punëtorëve profesional në shkollat fillore dhe të mesme.

Gjithashtu, Ademi e ka vlerësuar lartë pjesmarrjen dhe interesimin e madh të drejtorëve, mësuesve , pedagogëve e të tjerëve që përmes këshillave e vërejtjeve të ndryshme konstruktive të kontribojnë në ngritjen e cilësisë në arsimin fillorë.