Arbër Ademi: Pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, rrugëtimi drejt NATO-s dhe BE-së nuk ka të ndalur

Ministri i Arismit, Arbër Ademi pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin grek thotë se rrugëtimi drejt integrimit në NATO dhe BE nuk ka të ndalur, përcjell TS.

Marketing

“Me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin grek, tani më rrugëtimi jonë drejt integrimit në NATO dhe BE nuk ka të ndalur.

Urime qytetarëve të të dy vendeve, të cilët i pret një e ardhme me fqinjësi të mirë dhe me perspektivë europiane” ka shkruar Ademi

Ndryshe sot Kuvendi i Greqisë me 153 vota “për”, 146 vota “kundër” dhe 1 votë “Të përmbajtur” ka ratifikuar marrëveshjen me të cilën Maqedonisë i ndërrohet emri i shtetit në: Maqedonia e Veriut.

Marketing