Arbër Ademi: Po e shkruajmë historinë dhe kryetari Ali Ahmeti sigurisht që po e shënon edhe një hap të rëndësishëm pozitiv

Ministri i Arsimit dhe tashmë deputet nga radhët e BDI-së Arbër Ademi deklaroi se sot është ditë e vecantë, është një ditë feste ku së bashku po e shkruajmë historinë dhe kryetari Ali Ahmeti sigurisht që po e shënon edhe një hap të rëndësishëm pozitiv përpara kështu që ta shijojmë këtë ditë informon TetovaSot.
Ai këto komente i bëri para mbledhjes konstituive të Kuvendit ku Talat Xhaferi duhet përsëri të zgjidhet për kryetar të Shtëpisë ligjvënëse.

Marketing

Propozimi për zgjedhjen e Xhaferit është dorëzuar në Kuvend me nënshkrimet e të gjithë 62 deputetëve të shumicës parlamentare që përbëjnë LSDM-në dhe Koalicionin “Mundemi” me Besën, BDI-në dhe PDSH-në.TetovaSot

Marketing