Arbër Ademi: Prej nesër TV – KLASA!

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, ka njoftuar nxënësit dhe prindërit se nga nesër fillon aplikimi i programit edukativ të ashtuquajtur “Tv Klasa” në tre kanalet e servisit nacional televiziv RTVM që do të emetojnë përmbajtje edukative për lëndët mësimore që i mësojnë në shkollë.

Marketing

Për fëmijët e moshës parashkollore do të emetohen emisione edukative në pērputhje me moshën e tyre.
Emisioni i parë në gjuhën maqedonase fillon në orën 10:30 në MTV 1 dhe në orën 12:15 në MTV 2 në gjuhën shqipe, që do t’u përkushtohen higjienës.

Çdo ditë do të paralajmërohen emisionet dhe temat që do të zhvillohen ditën e nesërme.

Ademi gjithashtu u ka rekomanduar nxënësve që t’i ndjekin të njëjtat dhe ta shfrytëzojnë kohën me dobi derisa qëndrojnë në shtëpi.

Orët mësimore do ti zhvillojë mësuesja klasore Mr. Arta Sadiku Akteshi nga SHFK “Imri Elezi”, komuna Çair, në gjuhën shqipe, kurse në gjuhën maqedone Stanka Baxhakova dhe Snezhana Gucul nga “Koço Racin” komuna Qendër!

TV KLASA

TV – KLASË!————–Arbër Ademi Të dashur nxënës dhe prindër,Prej nesër RTVM fillon me emetimin e programit edukativ të ashtuquajtur "Tv Klasa".Tre kanalet e servisit nacional televiziv RTVM do të emetojnë përmbajtje edukative për lëndët mësimore që ju i mësoni në shkollë. Ndërsa për fëmijët e moshës parashkollore do të emetohen emisione edukative në pērputhje me moshën e tyre.Emisioni i parë në gjuhën maqedonase fillon në orën 10:30 në MTV 1 dhe në orën 12:15 në MTV 2 në gjuhën shqipe, që do t'u përkushtohen higjienës.Çdo ditë do të paralajmërohen emisionet dhe temat që do të zhvillohen ditën e nesërme. Ju rekomandoj që t'i ndiqni të njëjtat dhe ta shfrytëzoni kohën me dobi derisa qëndroni në shtëpi.Arsimi është interesi dhe progresi ynë më i madh që nuk guxon të ketë ndërprerje.Orën mësimore do ta zhvillojë mësuesja klasore Mr. Arta Sadiku Akteshi nga SHFK "Imri Elezi", komuna Çair

Publiée par TetovaSot sur Dimanche 15 mars 2020

Marketing