Arda Turan, lidhje me Fetullah Gylenin?

Pas gjobës së majme nga klubi dhe pasi rrezikon 12 vite burg për një sherr në lokal, Arda Turan gjendet përballë një telashi tjetër.

Prokuroria e Stambollit ka nisur një hetim mbi futbollistin e njohur turk, pasi ka dyshime se është i lidhur me grupin gylenist që tentoi grushtin e shtetit në vitin 2016.
Arda është duke u hetuar nga drejtësia turke për lidhje me Fethullah Gylenin, i akuzuari kryesor për atentatin që iu bë qeverisë.

Me akuzat më të fundit, është pothuajse e sigurtë se karriera e Arda Turan ka përfunduar në moshën 31-vjeçare.