Ardhmëria jonë është në shkollat profesionale

Nëpërmjet formës “online” shkollat e mesme profesionale promovojnë programet e tyre para semimaturantëve për vitin shkollor 2020-2021. Disa prej tyre tashmë kanë bërë edhe video incizime të cilat përmes rrjeteve dhe programeve të ndryshme do t’u prezantohen nxënësve që duhet të fillojnë shkollën e mesme. Ish gazetari I sportit e sot profesor Safet Ademi për aktuale.mk, thotë se pasi administrate është e stërngarkuar ardhmëria është në drejtimet profesionale.  “Arsimi i mesëm profesional është një ndër faktorët kryesorë për zhvillimin e shoqërisë.”, thotë profesori Safet Ademi. Sipas tij ndër shkollat profesionale në kryeqendër që ofronë kushte maksimale për shkollim professional është “8-të shtatori”. “Kabinete të kompjuterëve për lëmin e informatikës si dhe lëndëve tjera në drejtime profesionale. Punëtoritë për realizimin e mësimit praktik në drejtimet profesionale të shkollimit 4-vjeçar dhe 3-vjeçar. Dhe ajo që është më tërheqëse për të rinjtë kjo shkollë posedon fushën dhe sallën e sportit për zhvillimin e lëmit të edukatës fizike dhe aktiviteteve tjera sportive. Pikërisht shkolla sportistëve iu mundëson edhe kushte maksimale për kryerjen e obligimeve sportive.”, thotë profesori Ademi. Përpos që në të kaluarën në EMUC “8-të shtatori”, shkollim profesional e kanë kryer një numër i madhë sportistë që sotë janë yje si – Jasir Asani (futbollist), Mirjeta Bajramovska (hendboll), Veli Mumin (boksier), Pero Antiq (basketboll) etj., sot në këtë shkollë janë duke mësuar disa sportistë të rinjë që janë pjesë e përfaqësueseve të ndryshme të Maqedonisë së veriut. Kjo shkollë nga viti I shkollor 2019/20, nxënëseve të shkëlqyeshëm që regjistrohen në këtë shkollë iu ofron bursa, ndërsa vitin e kaluar këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar më shumë se 70 nxënës. Mes profileve të cilat janë paraparë në këtë shkollë janë -” Teknik i makinerisë dhe teknik i makinerisë për automjete motorike. Teknik i makinerisë energjetike, Teknik për udhëheqje kompjuterike (cikli katër vjecar) si dhe instalues i linjave gypore, instalues i nxemjes dhe klimatizimit, përpunues metali, salldues (cikli tre vjecarë). Afati i parë për regjistrim në shkollat e mesme pritet të jetë më 16 dhe 17 qershor.

Marketing

 

Marketing