Ardi Veliu në sitën e vettingut, ja data për drejtorin e përgjithshëm të policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu do t’i nënshtrohet procesit të vettingut.

Marketing

Këtë të enjte komisioni i jashtëm i vlerësimit ka bërë të ditur 3 emrat e rinj që do përballen me rivlerësimin në 3 kritere. Seancat kthehen në datë 5 shkurt, ku për tu rivlerësuar është përzgjedhur Gramos Sako, me funksion Komandant i Gardës së Republikës. Trupa që do kryejë rivlerësimin e Sakos përbëhet nga Mirela Ujkani (Miti), Alban Laska, Artur Baku. E njëjta trupë do kryejë rivlerësimin në 3 kriteret dhe për drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Ardi Veliu. Për këtë të fundit seanca është caktuar me datë 6 shkurt.

Për vlerësim kalimtar do të paraqitet dhe Artan Shkëmbi, i cili aktualisht mban funksionin e Drejtorit të Drejtorisë Hetimore Qendrore, në Departamentin për Policinë Kriminale në policinë e shtetit.

Deri më tani janë konfirmuar në detyrë 4 punonjës policie, një është përjashtuar dhe dy të tjerë kanë dhënë dorëheqjen.

Marketing