Ardiani dhe Xhensila duket se kanë bashkuar sërish forcat për një duet.

Ardian Bujupi së fundi ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor, të cilin kësaj radhe e sjell në bashkëpunim me një artiste, shkruan lajmi.net.

Në foton që e paralajmëroi këngën e re, këngëtari e ka fshehur fytyrë e artistes, por një detaj lë të kuptohet se ajo është Xhensila.

Bëhet fjalë për singjirin që mban në dorë, i cili është i njëjti me atë që posedon Xhensila, madje kjo e fundit sapo paralajmëroi këngë të re.

Në anën tjetër, edhe fansat e dy artistëve janë të bindur se dyshja po sjellin duet, vetëm se nuk e kanë konfirmuar.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që këta dy artista bashkëpunojnë, Ardiani dhe Xhensila sollën bashkë edhe hitin “Çika çika”, me të cilin kanë marrë 103 milionë klikime.