Ardijan Muça: Tentuan të heshtin aktivitetet e NP “Parqe dhe Gjelbërime”, por nuk ia dolën, ne nuk ndalemi

Drejtori i përgjithshëm i Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime-Shkup”, Ardijan Muça sot pasi inspektoi aktivitetet që ekipi i tij po bën në Parkun e Sarajit, vendosi që ato pamje t’i shpërndajë me qytetarët në faqen e tij zyrtare në facebook. Sipas Muçës pak minuta më vonë të njëjtat fotografi ishin raportuar nga individë të panjohur dhe të njëjtat janë fshirë nga facebooku, informon MEDIAL.MK
Muça thotë se veprimet e tilla që kanë për qëllim ‘heshtjen dhe fshehjen’ e aktiviteteve që ai bashkë me ekipin e tij po realizojnë që nga dita e parë e mandatit të tij nuk do ta ndalin në rrugën që ai ka nisur, të gjelbërojë e zbukurojë çdo cep të Shkupit, qoftë në anën e majtë apo të djathtë të lumit Vardar.

Marketing

Ky është postimi i plotë i Drejtort të Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime-Shkup”, Ardijan Muça në faqen e tij zyrtare në facebook:

Po mbi 50 share mund ti mbërrijmë pasi tentuan të na heshtnin ??
♂ Nuk e di çka u pengoi parku i SARAJIT, që e sulmuan faqen dhe bën që fotot nga fb të zhduken, por unë nuk frikohem përsëri i ripostoj sepse ndihem krenar për këtë pasuri që e kemi.
Kjo bukuri nuk është as në Zvicërr, as në Gjermani, por në parkun e SARAJIT – mu në zemër të Shkupit ♥️.
Edhe ne kemi bukuri natyrore të kristalta , hajde bashkërisht ta ruajmë, ta promovojmë por edhe te ia dimë vlerën.
Parku i Sarajit një ndër parqet më të bukura .