“Arena Kombëtare” drejt inaugurimit, pamjet e fundit të jashtëzakonshme (video)

Stadiumi më modern në vend do të inaugurohet muajin e ardhshëm në një ndeshje mes Vllaznisë dhe Apolonisë. Do të jenë vajzat e këtyre skuadrave që do të shkelin për herë të parë tapetin e blertë të stadiumit të ri.

Marketing

Punimet duket se janë duke ecur me ritme të shpejta, ndërsa po i jepet dora e fundit edhe ambienteve të jashtme rreth stadiumit. Është kryeministri Rama që poston këtë video nga brenda impiantit kuqezi, duke treguar interesin e shtuar për këtë vepër në mbështetje të sportit. Kujtojmë se kjo ishte edhe një sfidë e qeverisë, për t’i dhënë Shqipërisë një arenë moderne sportive.

Marketing