“Arena Kombëtare” humb garën për finalen e Superkupës

UEFA publikoi pasditen e sotme stadiumet që fituan të drejtën për të pritur finalet e Champions Leagues, Europa Leagues dhe Superkupës Europiane, për sezonin 2019-200 dhe fitues për eventin ku garonte ‘Arena Kombëtare’, u shpall stadiumi i Portos në Portugali, ‘Estadio Do Dragao’.

Marketing

Ndërkohë finalja e Champions Leagues do të luhet në Stamboll, në stadiumin e rikonstruktuar ‘Ataturk’, i njëjti ku u luajt edhe finalja e famshme Milan-Liverpool. Polonia do të presë finalen e Europa Leagues, në stadiumin e Gdanskut, ‘Arena Gdansk’, që gjithashtu është rikonstruktuar së fundmi.

Shqipëria humb kështu tentativën e dytë për të sjellë një ndeshje të një niveli të lartë, në ‘Arenën Kombëtare’, por nuk përjashtohet mundësia për të konkurruar sërish në sezonin pasardhës.