Argjentina fiton me dramë, Messi mbetet në Botëror

Argjentina e ka fituar ndeshjen e fundit me plot dramë për të kaluar në fazën tjetër të Botërorit si e dyta në Grupin D
Messi bëri një ndeshje të mrekullueshme. Ishte ai që bëri ndryshimin me Nigerinë duke kaluar në fazën tjetër të Rusia 2018 në St Petersburgut sonte.

Marketing

E ishte pikërisht Messi që kaloi Argjentinën në epërsi në pjesën e parë duke shënuar për 1-0 në minutën e 14’të të ndeshjes.

Pjesa e parë përfundoi më rezultat 1-0.
Pjesa e dytë ishte shumë më dramatike me Nigerinë që barazoi rezultatin në minutën e 50’të të ndeshjes.
Pas këtij goli Argjentina u lëshua e tërë përpara dhe do të kishte mundur që të humbiste nëse lojtarët nigerian do të arrinin ti shfrytëzonin rastet.

Dhe kur pritej që Argjentina të humbiste, ishte Rojo që doli në skenë duke shënuar një gol të mrekullueshëm për argjentinasit.

Pas kësaj fitore, Argjentina përfundon e dyta në Grupin D, më 4 pikë, 5 më pak se Kroacia e cila fitojë grupin.
Në 1/8 e finalës Argjentina pritet që të përballet më Francën.