Kapiteni dhe lojtari më i mirë i kombëtares argjentinase nuk do të luajë në ndeshjet e shtatorit. Argjentina është gati për të nisur një epokë të re, ndonëse nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm, Lionel Scaloni, i cili do të drejtojë skuadrën, deri në emërimin e një trajneri tjetër, që do të pasojë Jorge Sampaoli. Trajneri i përkohshëm i “albicelestëve”, ka publikuar edhe listën e lojtarëve që do të grumbullojë për dy miqësoret e radhës ndaj Guatemalës dhe Kolumbisë, në fillim të muajit shtator. Përveç Lucas Biglias dhe Javier Mascheranos, që deklaruan tërheqjen nga kombëtarja, Scaloni ka lënë jashtë listës edhe emra si Lionel Messi, Gonzalo Higuain dhe Sergio Aguero.

Ndërsa ai ka ftuar kapitenin e Interit, Mauro Icardi i cili në mënyrë befasuese u la jashtë Botërorit, nga Sampaoli.