Argjentinë, gjatë karantinës janë vrarë më shumë gra në 10 vitet e fundit

Gjatë karantinës në Argjentinë të vendosur për shkak të pandemisë me Kovid-19, janë varë 50 gra, që është numri më i lartë në dhjetë vitet e fundit, paralajmëroi grupi feminist “La Kasa del Encuentro”.

Marketing

“Jemi shumë të shqetësuar. Ky është numri më i lartë në dhjetë vitet e fundit. Gratë ose rrihen për vdekje ose mbytën”, tha drejtoresha e grupit feminist, Ada Riko.

Ajo shtoi se tre gra ishin vrarë në katër ditët e kaluara.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara në Amerikën e Jugut, 12 gra në ditë vuajnë çdo ditë, ndërsa shumica e vrasjeve kalojnë të pandëshkuara.

“Gruaja është izoluar së bashku me dhunuesin, i cili e sulmon atë. E mbyllur kështu, shpesh nuk mund të bëjë as telefonatë”, tha Riko.

Sipas saj, të paktën 49 gra janë vrarë midis 20 prillit dhe 14 majit, që është një rritje prej më shumë se 30 për qind në krahasim me vitin 2018.

Marketing