Ariana Grande femra e parë me 200 milionë ndjekës në Instagram, e dyta pas Cristiano Ronaldos

Ariana Grande ka një numër të madh tifozësh!

Marketing

Gjatë fundjavës, këngëtarja 27-vjeçare u bë femra e parë që arriti 200 milionë ndjekës në Instagram.

Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo ishte personi i parë që arriti ndonjëherë 200 milionë në platformën e njohur të mediave sociale. Ai tani numëron 237 milionë.

Shoqja e saj dhe bashkëpunëtorja Lady Gaga e përgëzoi Arianën të shtunën për arritjen – përpara performancës së tyre në MTV Video Music Aëards 2020.

“Urime për mikeshën time që arriti 200 milionë ndjekës! Ti je një mbretëreshë! Vishe atë kurorë!”, tha Lady Gaga.

Ishte një fundjavë e madhe për Grande, pasi ajo u bashkua me Gaga në skenë në VMA për performancën e tyre debutuese të single-it të tyre “Rain on Me”. Dyshja më vonë fitoi çmimin e natës për bashkëpunimin më të mire.

Ajo ndiqet nga Kylie Jenner dhe Selena Gomez me përkatësisht 193 dhe 190 milionë ndjekës.

Marketing