Arifi: Viti 2019 do ta gjejë Tetovën me bulevarde dhe rrugë të reja

Viti 2018 për komunën e Tetovës ka qenë i mbarë dhe i suksesshëm.

Marketing

Këtë sot e bëri të ditur e para e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në pres konferencën e fundvitit. Ajo më tej shtoi se në vitin 2018 janë bërë shumë investime, si në infrastrukturë, arsim, kulturë dhe lëmi të tjera. Ndërsa për 2019-n tha se komuna do të jetë më lehtë për 50% në aspektin e borxhit, rast ky që komuna nuk e ka pasur vitet e kaluara.

“Viti që vjen padyshim që do ta gjejë komunën e Tetovës më të relaksuar në kuptim të borxhit të trashëguar dhe shumë më efikase në realizimin e projekteve që janë në të mirën e qytetarëve. Vendimi i qeverisë për të shlyer e 51% të borxheve të komunave është një mundësi të cilën asnjëherë nuk e patëm, por njëkohësisht edhe një përgjegjësi të cilën duhet me shumë seriozitet ta kuptojmë.

Viti 2019 do ta gjejë Tetovën me bulevarde dhe rrugë të reja. Për funksionalizimin e Ndërmarrjes Komunale për Transport Publik kemi aplikuar në programin MSIP-2, përmes të cilit do të furnizojmë 6 autobusë me standarde bashkëkohore ekologjike. Kështu Tetova përfundimisht do të bëhet me transport të organizuar publik”,- tha kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Marketing