Arifi dekoron reperin Gold AG me çmimin “Nderi i Preshevës”

Gold AG u nderua nga kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi

Reperi Gold AG pas një kohe të gjatë vizitoi Preshevën, meqë rast ishte edhe tek varri i babait të tij të ndjerë.

Më vonë gjatë ditës, Goldi u prit në takim nga kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili e nderoi reperin me çmimin “Nderi i Preshevës”.

Marketing

Artisti u shpreh i lumtur për këtë nder që iu bë, teksa premtoi se do të mundohet ta përfaqësojë Preshevën në mënyrën më të mirë dhe se do t’i këndojë gjithmonë atij vendi.

Jam i nderuar që ky çmim për herë të parë mu dha mua sot në Preshevë, nga kryetari i komunës Shqiprim Arifi.Do të mundohem që gjithmonë ta përfaqësoj Preshevën në mënyrën më të mirë, që emri Preshevë le të njihet e le të duhet brez pas brezi.I kam kënduar e do ti këndoj gjithmonë edhe pse 10 vite jetë jetova në këtë vend, por dashnin dhe aromën e saj e mbaj me vete kudo që shkoj.Faleminderit shumë kryetar, lus Zotin që asnjëherë mos ta koris emrin PRESHEVË.

https://www.instagram.com/p/CK7JMZvF_4M/?utm_source=ig_embed