Arifi: Komuna e Tetovës dezinfektoi hyrjet e banesave kolektive dhe objekteve afariste(FOTO)

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arfifi njoftoi se gjatë ditës së sotme shërbimet komunale kanë kryer dezinfektimin e hyrjeve të banesave kolektive, objekteve afariste, si dhe hapësirave të tjera publike përgjatë Bulevardit Ilirija, pjesës qendrore të qytetit si dhe rrugës Vëllezërit Milladinov;

Marketing

🔻Duam të informojmë se ky dezinfektim do të bëhet në mënyrë ciklike dhe pandërprerë, duke kaluar të gjitha lagjet, hyrjet banesore, parqet dhe hapësirat publike në teritorin e komunës së Tetovës;
🔻Dezinfektimi i hapësiravë publike ku ka qarkullim dhe lëvizje më të madhe të qytetarëve, paraqet një praktikë preventive e cila rekomandohet me qëllim të parandalimit të përhapjes së #COVID19!
#QëndroNëShtëpi #ShpëtoJetë” thotë Arifi