Arifi: Kontributi i hoxhës Halil Kastrati nuk ka çmim

“Kontributi i hoxhës më të respektuar në trojet shqiptare z. Halil Kastrati nuk ka çmim”.

Marketing

Gjatë ditës sotme, si zakonisht tani më për vizitë tek Kryetari z. Erkan Arifi ishte hoxha i nderuar dhe i respektuar z. Halil Kastrati.

Në këtë takim dytë si gjithmonë konfirmuan si çdoherë vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në mes shoqatës bamirëse ” Jetimat e Ballkanit ” me komunën tonë.

Aktualisht siç ju kemi njoftuar janë në ndërtim dy shtëpi, me çka deri më tani brenda 6 muajsh 5 familje skamnore të komunës tonë falë hoxhës po bëhen me kulm mbi kokë.

Në, fund, Kryetari në emër të komunës hoxhës më të respektuar kudo i ndau një mirënjohje edhe pse është i vetëdijshëm se kontributi i tij nuk ka çmim.

Marketing