Arifi në Shqipëri për të shprehur ngushëllime për viktimat nga tërmeti

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi gjatë ditës së djeshme qëndroi për vizitë në Tiranë që t’u shpreh ngushllime autoriteteve të atjeshme për shkak të viktimave nga tërmeti që ka ndodhur në Shqipëri më 25 nëntor. Ajo, së bashku me komandantin e NJKTZ – Tetovë, Uka Aliti i vizituan kryetarët e bashkive më të goditura nga tërmeti në Shqipëri, kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe kryetaren e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako.

Marketing

“Së pari në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Tetova shpreha ngushëllimet e sinqerta dhe keqeardhje për viktimat e tërmetit dhe të gjithë ata që përveç dëmeve humbën më të afërmit e tyre në këtë tragjedi të madhe të cilën e bashkëndjenë me solidaritet dhe humanizëm të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. E informova kryetaren e Durrësit, se komuna e Tetovës tani më ka deponuar mjetet e ndihmës financiare prej 1.500.000 denarë, të cilat u miratuan në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit komunal të Tetovës që u mbajt më datë 26.11.2019. Gjithashtu komuna e Tetovës përmes thirrjes publike drejtuar qytetarëve dhe bizneseve lokale arriti të grumbullojë rreth 50 tonë ndihma, të cilat edhe u transportuan në zonat më të goditura në Durrës dhe Thumanë”, shkruan Arifi në profilin e saj në rrjetin social Fejsbuk.

Komandanti Uka Aliti, informoi detajisht rreth aksionit të kërkim shpëtimit.

“Në atë aksion, ai dhe skuadra e tij nga Tetova shërbyen dhe dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për 5 ditë radhazi, për të shpëtuar dhe ndihmuar qytetarët në nevojë në bashkinë e Durrësit dhe rrethinë. Dua ta theksoj faktin se në ditët më të vështira për Tetovën gjatë vërshimeve të vitit 2015, ishte pikërisht bashkia e Tiranës ajo e cila shtroi e para dorën vëllazërore të ndihmës dhe solidaritetit, andaj jemi mirënjohës dhe besojmë se vetëm përmes dashurisë njerëzore dhe përkrahjes për njëri tjetrin mund të qëndrojmë të fortë dhe tju bëjmë ballë sfidave që po kalojmë dhe atyre që na presin në të ardhmen”, theksoi Arifi. .

Marketing