Arifi në takim me pëfaqësues të programeve të turizmit Shqipëri-RMV

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi , realizoi takim pune me bordin këshilldhënës në kuadër të projektit STEP – (smart tourism enhancement project) që mbështetet dhe financohet nga programi i BE për bashkëpunim ndërkufitar -CBC Shqipëri – RMV. Në takim morrën pjesë kryetarët e bashkive të Elbasanit, Belshit si dhe kryetari i Qarkut të Elbasanit. Qëllimi i këtij projekti është promovimi i Smart-Turizmit lokal në funksion të fuqizimit lokal ekonomik. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe drejtori i QZHRP si dhe udhëheqësi i OJQ Metamorfozis. Temë diskutimi ishte themelimi i rrjetit STEP si dhe promovimi i platformës iTOP, që mundëson tregëtimin e produkteve dhe shërbimeve turistike online.

Marketing
Marketing