Arifi: Pa familjen Zimberi s’mund të shënohet historia e vitit 2001

Kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi, sot (24 maj) ka bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve të kombit në fshatin Sllupçan, me rastin e 20-vjetorit të rënies së 10 martirëve të familjes Zimberi.

Marketing

Ai tha se pa familjen Zimberi nuk mund të shënohet historia e vitit 2001, njofton News-TV.

“Përshëndes familjen e madhe Zimberi. Sot kemi një ditë të dhimbjes, por edhe të krenarisë, për arsye se historia shënon shumëçka dhe pa familjen Zimberi nuk mund të shënohet historia e vitit 2001.
kështu sot në mënyrë të unifikuar bëjmë jomazhe te dëshmorët e kombit te familja Zimberi dhe solidazohemi të gjithë bashkërishtë duke pasur të vetmin qëllim që këta që janë pas nesh vlejnë shumë dhe kanë lënë amanet që bashkë të mundohemi dhe të bëjmë punë të hairit”, deklaroi Arifi, kreu i komunës së Likovës.

Marketing