Arifi: Shkolla “Rilindja” tani me nxehje qendrore

“ShFK “Rilindja” f. Llojan, tani më plotësisht ngrohet përmes nxehjes qendrore.

Marketing

Para disa ditëve në shkollën fillore qendrore “Rilindja” f. Llojan, ku procesin edukativo – arsimor e ndjekin edhe nxënësit e f. Vaksincë u vendos nxehja qendrore adekuate edhe në pjesën e vetme të mbetur me koftorë, d.m.th. tani më kjo shkollë në tre objektet që posedon ngrohjen e ka përmes nxehjes qendrore, njëherit në përfundim e sipër është ndërrimi i radiatorëve të amortizuar tek pjesa tjetër.

Investimet në arsim nuk do të ndalen, por i mbetet udhëheqësve të shkollave, kuadrit arsimor dhe teknik, prindërve dhe nxënësve, që të gjithë bashkërisht të rrisim edhe cilësinë, për të pasur një të ardhme më të sigurtë.” – thotë Arifi

Marketing