Arifi: Të gjithë së bashku mund të ja dalim, respektoni rekomandimet e qeverisë

Kryetari i Likovës Erkan Arifi realizoi mbledhjen e radhës ndërmjet përfaqësuesve të shtabit për mbrojtje dhe shpëtim pranë Komunës së Likovës.

Marketing

“Sot në hapësirat e Komunës së Likovës u mbajt mbledhja e radhës, ndërmjet Kryetarit të komunës së Likovës z. Erkan Arifi, përfaqësues të shtabit për mbrojtje dhe shpëtim, njëherit prezantuan edhe mjekët amë që kanë të hapura ambulanca në fshatrat e Komunës tonë. Gjithashtu, prezent ishte edhe drejtori i institutit të shëndetit publik, z.Arif Latifi, drejtoresha e shtëpisë së shëndetit – Likovë, epidemiologë.

Në këtë takim kuptohet se si temë kryesore ishte: “Gjendja e jashtëzakonshme në shtet, mbrojtja dhe menaxhimi i situatës së virusit të COVID-19.

Andaj të gjithë së bashku të koordinuar e të unifikuar mund të ja dalim, por duhet të i përmbahemi rekomandimeve të qeverisë për arsye se në Komunën tonë, kemi çdo ditë thuajse raste pozitive, prandaj ju lutemi të gjithëve që të ruhemi maksimalisht, të rruajmë distancën fizike dhe ti përmbahemi rekomandimeve tjera, pasi vetëm kështu mund të ja dalim më mirë.” – thotë Arifi.