Arifi: Zona e lirë ekonomike do të sigurojë 1500 punësime të reja për banorët e Tetovës dhe Pollogut

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, përmes profilit të saj në Facebook ka njoftuar që zona e lirë ekonomike do të sigurojë 1500 punësime të reja për banorët e Tetovës dhe Pollogut.

Marketing

“Zona e lirë ekonomike do të bëhet me kapacitet të ri prodhues të kompanisë LEAR Corporation dhe Normak Investment Group! ✅
Ky kapacitet i re prodhues do të sigurojë deri 1500 punësime të reja për banorët e Tetovës dhe Pollogut, që do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik lokal! 🙂
#NdërtojmëTëArdhmen” ka shkruar Arifi.

Marketing