Ariu bullgar dhe ‘severna’!

Medai Shaholli

Marketing

qyfyre bulevardi

Ariu bullgar domethënë pushteti dhe qeveria more shokë, po survejon yjet e detit të shënjuar si peshq të pa legalizuar që vijnë nga ‘drzhava fqinje e severnës’ e ashtuquajtur NMK, me rastin e shkeljes së ujërave teritorial ajo i konsiderohen si klandestinë me këtë rast ato do të gëlltiten të gjalla nga ariu bullgar.

Kështu more shokë që thoni juve, Ariu bullgar ka të drejtën e ruajtjes dhe të kontrollit të teritorit në ujërat e perandorisë së re të quajtur BE.

Ndërsa cironkat e ‘severnës’ po kërkojnë me ngulm që të qarkullojnë lirshëm edhe ata brenda ujërave teritorial të perandorisë së re, ariu bullgar i ka caktuar ‘kufirin te thana’ pasi më parë krye cironka i ‘severnës’ Zajko, ka deklaruar se ne jemi cironka maqedone dhe jo bullgare.

Kjo dekleratë e cironkave nga ‘severna’ ka tërbuar ariun bullgar i cili nuk le asnjë cironkë ‘maqedonse’ t’i afrohet ujërave teritorialë apo me pahir të hyjnë në teritorin e BE-së pasi e ka të drejtën ekluzive të vetos për t’i bllokuar në kufi të gjithë ato cironka dhe peshqit e vegjël të kalojnë kufirin pa akordin e ariut bullgar.

Nga ana tjetër Zajko sharlatani more shokë që thoni juve, është ankuar pranë perandorisë blu se bullgarët nuk njohin identitetin e ‘cironkave maqedonse’ por i konsiderojnë si cironka bullgare nga ‘severna’ dhe se për cironkat shqiptare thotë se janë një pakicë e 20% që kanë ardhur përmes lumenjve nga Shqipëria si klandestinë para 200 vjetësh.

Liderët e cironkave shqiptare janë për të ardhur keq pasi ata kanë gjetur gjuhë të përbashkët mes cironkave maqedonse që në rregullimin shtetëror siç është kushtetuta të mos i trazojnë ujërat por të bëhen lojal ndaj ‘drzhavës’ dhe të pranojnë nofkën denigruese si cironka të 20% nga ‘severna’.

Megjithatë, ariu bullgar bënë kërdinë duke ngrënë çdo cironkë që hyn brenda ujërave teritorialë të perandorisë blu të Brukselit.

Deri në rrëfenjën e radhës mirë mbeçi!

Marketing