Ariu polar sulm në kamping, një 38-vjeçar i vdekur

Një 38 vjeçar ka vdekur pasi u sulmua nga një ari polar në ishullin artik Spitsbergen në Norvegji. Autoritetet lokale bëjnë me dije se sulmi ndodhi në një kamping pranë Longyearbyen, qyteti kryesor i ishullit në arkipelagun Svalbard.

Marketing

Mësohet se ariu u qëllua më pas dhe u gjet i ngordhur pranë aeroportit lokal. Ekspertët bëjnë me dije se kohët e fundit, arinjtë polarë në kërkim të ushqimit po futen edhe në zona të populluara, kjo për shkak të shkrirjes së akullnajave nga ngrohja globale.

Viktima nga sulmi i ariut polar është shtetasi holandez Johan Jacobus Koote, 38 vjeç i cili u sulmua në çadrën e tij në mëngjesin e së premtes, shkruan BBC. Pronarja e kampingut Michelle van Dijk tha për mediat se 38 vjeçari ishte në vitin e tij të dytë si menaxher në kamping.

“Ai kishte bërë trajnimin e duhur dhe e dinte se si funskiononte gjithçka. Kishte një paralajmërim të enjten se një ari polar po qarkullonte rreth Longyearbyen, por ai tha se çdo gjë është nën kontroll”- tha van Dijk për median holandeze NOS.

Marketing