Ariu sulmon gjahtarin

Një gjahtar slloven u plagos lehtë kur u sulmua nga arusha në një pyll në Alpet jugperëndimore, njoftoi sot policia e Nova Goricës.

Marketing

Ky është sulmi i dytë i regjistruar këtë vit në Slloveni, ku po zhvillohet një debat për një urdhër të qeverisë për të vrarë dhjetëra arinj dhe ujqër pasi paralajmëruan se ata kanë tejkaluar numrin që korrespondon me një vend me dy milionë qytetarë.

Policia tha se gjahtari (67) ishte duke pushuar nën një pemë kur një arushë me të vegjlit e saj iu afrua, e kapi për këmbë dhe e gërvishti në kokë dhe trup. Ai filloi të bërtasë dhe e përzuri kafshën.

Pas ekzaminimit, gjahtari u la i lirë për trajtim në shtëpi.

Marketing