Arjen Robben pensionohet nga futbolli

Arjen Robben ka konfirmuar se është pensionuar nga futbolli.
Anësori 35-vjeçar u largua nga Bayern Munich këtë verë pasi e mbaroi kontrata me klubin dhe që prej atëherë u përfol se ai mund të kthehej te njëri prej ish-klubeve të tij, Groningen apo PSV, transmeton Gazeta Express.

Marketing

Por, ish-përfaqësuesi i Holandës, ka vendosur t’i thotë lamtumirë futbollit duke i varur këpucët në gozhdë.
Robben njoftoi se vendimi për t’i dhënë lamtumirën futbollit profesionist ka qenë më i vështiri në jetën e tij.

“Kam menduar shumë në javët e fundit. Siç e dini të gjithë, nuk u nguta për ta marrë vendimin për të ardhmen time pas ndeshjen së fundit me Bayern Munich. Dhe kam vendosur t’i japë fund karrierës si futbollist profesionist”, tha Robben në një konferencë për media.

“Pa dyshim, ky është vendimi më i vështirë që më është dashur ta marrë në karrierën time. Një vendim gjatë të cilit u ndeshen zemra me mendjen”, shtoi ai.

Marketing