Arjon Muça tregon si e ‘përndiqnin’ vajzat: Më kanë gërvishtur makinën, më kanë hedhur thonj dhe flokë tek dera e shtëpisë

Një ndër ish-banorët më të pëlqyer të ‘Big Brother’ siç është Arjon Muça, i ftuar në emisionin ‘Ëhy Not’ ka treguar disa veprime të çuditshme që bënin vajzat të cilat ‘çmendeshin’ pas tij.

Marketing

Ish-banori tregoi se në mëngjes vajzat i shkonin me makinë poshtë pallatit, hapnin volumin e muzikës në maksimum dhe dilnin nga makina, teksa shtoi se ‘detyrohej babi të shkonte dhe t’i thoshte, të lutem largohu se le nam, nuk del ai’.

Ndër të tjera, ai zbuloi se ka pasur pëlqime edhe nga vajzat e famshme.

“Në mëngjes për shembull, në orën 4 vinin me makinë dhe hapnin volumin e muzikës në maksimum dhe dilnin nga makina. Detyrohej babi të shkonte dhe t’i thoshte, të lutem largohu se le nam, nuk del ai. Unë bëja kështu si princesh nuk dilja. Kjo ka ndodhur kur kam qenë i vogël, se një njeri i rritur diskuton, ballafaqohet.

Disa vajza më kanë gërvishtur makinën, më kanë hedhur thonj dhe flokë të lidhura tek dera e shtëpisë, më kanë shkruar me sprajt tek parkimi i makinës fjalë të ndryshme.

Unë bëhem shumë indiferent në momentin që nuk kam më kontakt me dikë dhe që nuk është pjesë e jetës sime. Indiferencizmi i vret më shumë se sa një fjalë e thënë fort”, shprehet Arjoni.

Pas daljes nga ‘Big Brother’, Arjoni nuk i është ndarë më ekranit.

Marketing