Arlind Ajeti nënshkruan me klubin e njohur evropian

Grasshopper ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Arlind Ajetin.

Marketing

Ajeti do t’i bashkohet menjëherë klubit nga Cyrihu pasi nënshkroi kontratë një-vjeçare me opsionin e zgjatjes edhe për dy vite.

24-vjeçari vjen nga grupmoshat e reja të Baselit, ku më pas ai kaloi te Frosinone në Itali e më pas në vitin 2016 te Torino.

Në sezonin e kaluar, ai ishte i huazuar te Crotone dhe bëri 23 paraqitje në Serie A.

Drejtori sportiv, Mathias Walther për transferimin e Ajetit tha: ”Ne jemi të kënaqur me transferimin e Ajetit”.
”Ai sjellë mjaft përvojë dhe mund ta ndihmojë skuadrën shpejt”.

Marketing