‘Arma’ kryesore e Anglisë për ndeshjen kundër Kosovës

Anglia është në formë të shkëlqyeshme para ballafaqimit me Kosovën.

Anglia pret sonte Kosovën në ballafaqimin e tyre në eliminatoret e Euro 2020.

Skuadra vendase konsiderohet favorite por prapë është ftuar të ketë kujdes ndaj Kosovës së rrezikshme, të konfirmuar edhe me fitoren e fundit 2:1 ndaj Republikës çeke.

Marketing

Megjithatë, Anglia ndihet më rehat për shkak të formës së mirë në periudhën e fundit të Harry Kane.

Ylli i Tottenham Hotspur ka shënuar 5 gola në tri ndeshje të kësaj fushate kualifikuese me Anglinë, përfshirë het-trik në fitoren e fundit ndaj Bullgarisë.

Por, a do të ndalet sonte ndaj Kosovës?

Marketing