Armakolas: Pas Marrëveshjes së Prespës patjetër të ndërtohet besim dhe mirëkuptim i ndërsjellë

Ajo që u bë e qartë në vitet e fundit, veçmas pas nënshkrimit të marrëveshjes për kontestin e emrit është se dy shoqëritë patjetër intensivisht të punojnë në ndërtimin e besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë me qëllim më mirë të njihen mes veti”, vlerësoi shefi i Sektorit të EJL-së në tink- tenk organizatën greke “Elijamep”, Joanis Armakolas, në debatin e sotëm me temë: “Bashkëpunim në sferën e të drejtës dhe punëve të brendshme si masë për ndërtimin e besimit mes Maqedonisë dhe Greqisë”, të cilën e organizojnë “Analitika” dhe Ambasada suedeze në Shkup.

Marketing

Armakolas ka thënë se “Elijamep” përmes Programit për Evropën Juglindore në vitet e kaluara punon në ndërtimin e urave mes Athinës dhe Shkupit.

“Në disa aspekte tentojmë bashkërisht të punojmë për tink- tenk organizata me qëllim të sjellim njohuri për këtë shtet në Greqi si dhe për çështjet greke në vendin tuaj. Prandaj, mendoj se është imperativ që bashkërisht të punojmë më intensivisht me qëllim të mirëkuptohemi mes veti më mirë. Ky është proces për të cilën mendoj se do të zgjas disa vite”, ka thënë Armakolas i pyetur se si është situata në raportet mes dy vendeve pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës.

Lidhur me ndryshimet kushtetuese të cilët hyrën në fazën e fundit në Maqedoni, ndërsa duhet të miratohen në mesin e janarit vitin e ardhshëm dhe nëse besimi tek qytetarët grek do të jetë më i madh pasi marrëveshja të kalojë dhe nëse ajo do të rrisë vullnetin e parlamentarëve grek që të përkrahin marrëveshjen, Armakolas ka thënë se mendimi publik në shumicë është kundër marrëveshjes dhe nuk pret ajo të ndryshohet në muajt në vazhdim.

“Praktisht dy të tretat apo rreth 65 për qind nga qytetarët grek janë kundër marrëveshjes dhe nuk besoj se shumica më e madhe në Parlament do të jetë për përkrahjen e saj. Nëse marrëveshja ratifikohet ajo do të ndodhë me shumicë të vogël prej një deri në dy deputetë, ndërsa sfidë kjo do të paraqes për Qeverinë dhe opozitën të cilët do të ftohen të implementojnë marrëveshjen pas mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”, thekson Armakolas.

Sipas tij, pushteti dhe opozita do të duhet t’i shpjegojnë opinionit publik se pse nevojitet të arrihet marrëveshje, pse është e nevojshme Greqia të ketë raporte të mira me vendet fqinje dhe si të avancohen raportet bilaterale me fqinjët dhe si të ndërtohet besimi.

Marketing