Armenët futen në ndërtesën e kuvendit, e rrahin kryetarin derisa i humb vetëdija

Protestuesit armenë i kanë sulmuar ndërtesat qeveritare në kryeqytetin e Armenisë, Yerevan, pas zemërimit që shpërtheu kundër marrëveshjes së paqes, me të cilën synohet t’u jepet fund luftimeve me Azerbajxhanin në rajonin Nagorno-Karabak.

Marketing

Qindra njerëz dolën në rrugë pak kohë pasi kryeministri armen, Nikol Pashinyan, njoftoi për atë që e quajti marrëveshje të dhimbshme, shkruan The Guardian.

Në rezidencën zyrtare të kryeministrit Pashinyan u thyen xhamat e dritareve, ndërsa protestuesit ia hoqën shkronjat e emrit nga dera kryeministrit dhe u dëgjuan duke brohoritur “Nikoli na ka tradhtuar”.

Policët vetëm shikonin përderisa protestuesit – në mesin e të cilëve kishte edhe veteranë të ushtrisë që kishin veshur uniforma – hynë në zyrat qeveritare, ku bërtisnin dhe mbanin fjalime me zemërim.

Protestuesit arritën të futen edhe në ndërtesën e kuvendit. Kryetari i kuvendit, Ararat Mirzoyan, u gjend në turmë dhe u rrah nga një grup i dhunshëm protestuesish deri i humbi vetëdija.

Armenët duke u larguar nga Nagorno-Karabaku të shtunën pas avancimit të forcave azere (Foto: AP)
Kjo dhunë erdhi pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes me Azerbajxhanin, e ndërmjetësuar nga Rusia. Përmes kësaj marrëveshje, Azerbajxhani i siguron shumë nga koncesionet që i ka kërkuar për dekada të tëra.

Sipas kësaj marrëveshjeje, forcave armene u bëhet thirrje që ta dorëzojnë kontrollin në disa zona që kanë pasur jashtë kufijve të Nagorno-Karabakut, përfshirë distriktin lindor të Agdamit, transmeton Gazeta Express. Armenët gjithashtu do ta dorëzojnë rajonin Lachin, nëpër të cilin kalon rruga kryesore që e lidh Nagorno-Karabakun me Armeninë. Kjo rrugë do të ruhet nga rreth 2.000 paqeruajtës rusë.

Marketing