Armëpushimi me Azerbajxhanin, armenët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Marrëveshja për armëpushim mes Armenisë dhe Azerbajxhanit duket se nuk është pritur aspak mirë nga armenët.

Marketing

Mijëra protestues janë mbledhur këtë të shtunë në Jerevan, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të tyre, Nicole Pasinian.

Më shumë se 10 mijë njerëz janë bërë bashkë me pankarta në duar kundër kryeministrit, duke shënuar kështu një nga demonstratat më të madha të opozitës që nga fillimi i tubimeve protestuese kundër Kryeministrit të Armenisë, sipas reporterëve të AFP.

Prej firmosjes së kësaj marrëveshjeje, kryeministri armen është kritikuar shumë duke nxitur kështu protesta të njëpasnjëshme.

Kujtojmë që armëpushimi mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, më 9 nëntor, u arrit me ndërmjetësim të Rusisë./

Marketing