“Armët bërthamore”, Kina e pa interesuar për paktin SHBA-Rusi

Kina nuk është e interesuar të negociojë me SHBA-në për kontrollimin e armëve bërthamore, deklaroi sot ministri kinez i Punëve të Jashtme, Wang Yi nga qyteti rus i Soçit.

Marketing

Presidenti amerikan, Donald Trump ka sugjeruar se SHBA-ja mund të arrijë një marrëveshje mbi kontrollimin e armëve me Rusinë dhe Kinën, ndërkohë që Uashingtoni del nga traktatit dypalësh me Moskën që kufizonte armët bërthamore që prej epokës sovjetike.

“Kina nuk është e interesuar dhe nuk e konsideron të nevojshme që t’i bashkohet këtyre negociatave mes SHBA-së dhe Rusisë”, tha Wang në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pritet të takohet me homologun e tij rus, Sergei Lavrov dhe me shumë mundësi edhe me presidentin Vladimir Putin, gjatë vizitës së tij të parë si kryediplomati i SHBA-së në Rusi.