Arovska: Zgjedhjet dhe përplasjet ndikojnë në ekonomi

Zgjedhjet e parakohshme dhe mos marrja e datës për fillim të negociatave me BE-në, janë një goditje për biznesin. Ekonomia ka frikë nga ngecja e investimeve për shkak të paqëndrueshmërisë politike me të cilën përballet shteti, thonë nga Lidhja e Odave Ekonomike.

Marketing

“Ciklet e vazhdueshme zgjedhore, patjetër që kanë një ndikim të madh në ekonomi, si dhe në biznes si shtytës të ekonomisë. Në këtë sistem zgjedhjesh të vazhdueshme që kemi, ku përsëriten çdo vit, të fundit ishin presidencialet, pak më herët lokalet, edhe më parë parlamentaret, përfundimisht janë pengesë për ekonominë, që të jetë në gjendje të lëvizë më shpejt drejt investimeve dhe rritjes ekonomike që e kemi përshkruar “-tha Daniela Arsovska, kryetare e LOE.

Nga kjo dhomë thonë se fillimi i mundshëm i bisedimeve me BE-në i dha shpresë ekonomisë për zgjidhjen e problemeve për të cilat ankohen me vite- sundimi i së drejtës dhe korrupsioni.

“Pritjet më të mëdha që i kishte biznesi nga marrja e datës për bisedime me BE-në, ishte fillimi i zbatimit të kapitujve që duhej të hapen për aderim drejtë familjes evropiane. Këtu shumë e rëndësishme është sundimi i së drejtës, ballafaqimi me skandalet e mëdha që ishin në vitet e kaluara lidhur me korrupsionin dhe kriminalitetin e organizuar”-pohoi Daniela Arsovska, kryetare e LOE.

Në mënyrë që vendi të shënojë rritje ekonomike nevojitet kujdes në zënkat politike. Arsovska thotë se fokusi patjetër të jetë në realizimin e investimeve kapitale vitin e ardhshëm me qëllim që të kemi shtet të qëndrueshëm ekonomik.

Marketing