Arratiset vrasësi shqiptar i liruar me kusht, para se ta dëbonin për në atdhe

Një vrasës i dënuar dhe një nga më të kërkuarit në listën e Interpolit është në arrati pasi ai u lirua me kusht nga gjykata britanike, ndërkohë që po pritej që Sekretari i Shtetit të firmoste dëbimin e tij nga Britania e Madhe.

Marketing

Hektor Mahmutaj, 43 vjeç, që hyri fshehurazi në Britaninë e Madhe pas një kamioni, është i kërkuar në atdheun e tij Shqipëri, pasi është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e një fermeri, Gentian jahaj në 1997.Në tetor 2018, gjyqtari Tan Ikram vendoi në gjykatën e Westminster që Mahmutaj duhet të dëbohej për në Shqipëri. Megjithatë, pavarësisht se Mahmutaj kishte dhe një vard dënimesh në Britani, përfshirë zotërimin e armëve, ai e liroi atë me kusht.Kjo ndodhi në një kohë kur çështja i ishte dërguar Sekretarit të Shtetit Sajid Javid për të dhënë vendimin përfundimtar, pasi Mahmuatj nuk ishte shtetas i BE-së. Javid e mbështeti vendimin në fund të vitit të kaluar, duke i hapur kështu rrugën dëbimit të shqiptarit.

Por, Mahmutaji i shkeli kriteret e dënimit me kusht dhe ia mbathi dhe tani, vendodhja e tij aktuale nuk dihet.

Mahmutaj është dënuar për vrasje në Shqipëri, por ai e mohon akuzën. Pritej që ai të dilte në gjyq kur ta kthenin në Shqipëri, sepse gjykimi fillestar ishte bërë në mungesë të tij.

Deputeti britanik Philip Davies tha mbrëmjen e 27 prillit 2019: ishte mëse e qartë ëpr këdo që ky njeri do të largohej, siç e kisha parashikuar, por duket se gjykatësi ishte i vetmi person që nuk qe në gjendje ta kuptonte këtë. kjo thjesht nxjerr në pah sesa farsë është bërë sistemi ynë gjyqësor dhe sa vendime perverse dhe idiote merren nga disa gjykata. Për shkak të këtyre vendimeve, njerëzit po rrezikohen.”

Një zëdhënës i Home Office tha” Sekretari i Shtetit e firmosi urdhrin për dëbimin e Mahmutajt në fund të vitit të kaluar dhe ne do të vazhdojmë të kërkojmë ekstradimin e tij.”

Mahmutaj është në listën e më të kërkuarve të Interpolit për akuzat e vrasjes së paramenduar dhe prodhimit dhe zotërimit të armëve luftarake dhe municionit.

Marketing